Pesë persona kanë përfunduar në spital si dhe shumë të tjerë mbetën të terrorizuar pas një sulmi me sëpatë në verilindje të Londrës.
Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë në Hainault, ku u raportua se një 36-vjeçar ishte duke goditur me thikë kalimtarë si dhe kishte sulmuar oficerët e policisë.
Një skenë tronditëse e cila ka sjellë mbylljen e rrugëve si dhe të metrosë deri në momentin që 36-vjeçari është neutralizuar nga policia.
Pamjet e paverifikuara të shpërndara në mediat sociale duket se tregojnë një burrë që mbante një thikë të gjatë jashtë shtëpisë së dikujt.
Policia nuk po kërkon të dyshuar të tjerë dhe tha se incidenti nuk duket të jetë i lidhur me terrorizëm dhe as nuk besohet të ketë një kërcënim të vazhdueshëm për komunitetin e gjerë.