-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Iu merrte deri në 2 mijë euro’, ja si e organizonte shantazhin i riu që hiqej si polic

Kryesoret

Ditën e djeshme AMP ka arrestuar një person cili hiqej si efektiv policie pasi kryente marrëdhënie seksuale me punonjëset e seksit dhe më pas i zhvaste duke i kërcënuar se do t’i arrestonte.

Mësohet se në pranga është vënë 27-vjeçari Ajet Salla, mbi të cilin rëndojnë akuza për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë ”.

27-vjçari i pikaste këto vajza në rrjetet sociale ku dhe iu shkruante duke u prezantuar si punonjës policie duke përdorur mjetet identifikuese si atop që përdor Policia e Shtetit.

Më pas, me anë të shtrëngimit e kanosjes, Ajet Salla iu kërkonte dhe merrte atyre vlera monetare që variojnë deri në 2 mijë euro, kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dyshime se ai mund të jetë përfshirë edhe në një rrjet prostitucioni si tutor pasi i janë gjetur në telefon 10 adresa të rrjetit social Instagram, ku postonte video dhe foto të vajzave që ofronin prostitucion.

Gjithashtu, 27-vjeçari i është sekuestruar edhe një stemë policie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit