-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita protestë/ Socialistët: Për arsye sigurie, mbledhja kalohet online

Kryesoret

Mbyllet dera e bashkisë së Tiranës për këshilltarët e opozitës. Jo vetëm në ditë të zakonshme por edhe një herë në muaj kur zhvillohet mbledhja e këshillit. Pak minuta para mbledhjes së sotme, opozitarët kanë marrë një e-mail që mbledhja do të zhvillohet online me qëllim garantimin e sigurisë.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Bashkiak! Kryesia e Këshillit Bashkiak zhvilloi online mbledhjen sot, datë 30 prill 2024, ora 15:00, me shumicën e anëtarëve prezentë.

Në zbatim të Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, neni 24, pika 2, “Kryesia, është organ konsultativ që kujdeset për mbarëvajtjen e punës së këshillit, gjatë dhe midis dy mbledhjeve të tij” me dakordësinë e shumicës së anëtarëve të Kryesisë së Këshillit prezent në mbledhje, me qëllim garantimin e sigurisë së këshilltarëve, u vendos që mbledhja e Këshillit Bashkiak njoftuar për datën 30 prill, ora 16:30, të zhvillohet online. Sa më sipër, lutemi, gjeni më poshtë linkun për pjesëmarrjen”, thuhet ne emailin drejtuar anetareve.

Veliaj në SPAK, protestë para bashkisë, Blushi: Janë tmerruar deri në palcë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit