Kurbin/ Arrestimi i Rreth trembëdhjetë subjekte që marrin inerte në Lumin Mat, janë në sekuestro preventive. Kjo për shkak se kanë rezultuar pa dokumentacion. Në këtë mënyrë po zhvillohen hetime edhe ndaj inspektorëve që nuk kanë kryer kontrolle,
Hetimet e nisura nga Prokuroria kanë zgjatur rreth gjashtë muaj, dhe pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin leje.
Për shkak se këto ndërhyrje janë në rrugën kryesore të Patokut, dhe kjo e bënte të ekspozueshme ndërhyrjen gjë e cila nuk ka ndodhur nga inspektorët.
Kjo më pas ka sjellë edhe hetimet ndaj zyrtarëve të IMT dhe IKMT për shpërdorim detyre pasi nuk kanë kryer kontrolle në territor, sidomos kur bëhej fjalë edhe për një zonë të mbrojtur. Pritet që inspektorët e akuzuar, të enjten të dalin para gjykatës për rivlerësim të masës së sigurisë.