Protestë përpara Bashkisë së Tiranës. Këshilltarët e opozitës kanë kundërshtuar vendimin për mbledhjen online, ndërsa akuzojnë Erion Veliajn, i cili ndodhet në SPAK si autorin e këtij skenari.
Avokati Genc Gjokutaj, anëtar i këshillit bashkiak, e konsideroi si shkelje të ligjit zhvillimin e mbledhjeve online në kundërshtim me ligjin.
“Mbledhjet online mbahen në kohë pandemie, shyqyr zotit tani dielli shkëlqen. Por një gjë duhet të kenë parasysh se kjo nuk mbahet me policë, këta janë ordinerë”, tha Gjokutaj.
Këshilli bashkiak mbledhje online, Teliti: Shpirtin opozitar s’e ndal dot askush