-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekuestrohet vila 500 mijë Euro në Lundër

Kryesoret

Sekuestrohet një apartament dhe dy garazhe në Lundër me vlerë rreth 500 mije euro në pronësi të një polakeje. Prona është në emër të Anna Morgenstern, gruaja e gjermanit Stephan Morgenstern, i kërkuar për mashtrim 28 milionë Euro në 5 shtete që u arrestua në Tiranë dhe do ekstradohet në Kore të Jugut.

Njoftimi i SPAK:

Nga një institucion ligjzbatues, me shkresën nr.27799/2 prot, datë 14.11.2023 u informua në lidhje me shtetasen polake A.M., e cila rezulton se është bashkëshortja e shtetasit gjerman S.M., i kërkuar për mashtrim financiar dhe i arrestuar në aeroportin e “Rinasit” më datë 21.08.2023, pasi akuzohet se ka krijuar një skemë piramidale në nivel ndërkombëtar, nëpërmjet së cilës së bashku me individë të tjerë kanë përfituar rreth 28 milionë euro. Sipas informacionit të referimit “Interpol” dhe prokurorë nga pesë vende të ndryshme, kanë punuar për kapjen dhe bllokimin e aseteve të këtij shtetasi në Dubai.

Për këtë arsye, prokuroria në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale, kërkon vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme:

Pasuria nr.590/1/62+4-7, volum 14, faqja 170, ZK.2529, sip.176,06 m2, e llojit apartament, me vlerë fillestare 483 000 euro, vendodhja Lundër, Tiranë;

Pasuria nr.590/1/62+4-G10, volum 14, faqja 181, ZK.2529, e llojit garazh, me sip 13.08 m2, në Lundër me vlerë 11 500 euro; dhe

Pasuria nr.590/1/62+4-G11, volum 14, faqja 182, ZK.2529, me sipërfaqe 19.03 m2, e llojit garazh në Lundër me vlerë 15 500 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit