-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ende ‘ethet’ e derbit, dalin pamjet kur tifozët e Partizanit përleshen me ata të Tiranës

Kryesoret

Derbi i kryeqytetit pa dhe një herë Partizanin të triumfonte kundër rivalëve historik të Tiranës.

Kjo ishte fitorja e tretë për ‘Demat’ këtë sezon si dhe e shtata radhazi që Tirana mbetet thatë në një derbi.

Rezultat i cili ka tensionuar jo pak tifozët bardheblu të cilët pas sfidës sulmuan gjyqtarin e sfidës. Por përleshjet që kanë ndodhur ‘jashtë kamerave’ vazhdojnë të dalin në dritë.

Në videot e faqeve të ultrasve shihet qartë se ka pasur përplasje mes tifozëve. Bëhet me dije se disa tifozë të Partizanit kanë sulmuar ata të Tiranës, për fat të mirë pa pasur incidente apo të plagosur.

Edhe këtë herë rivaliteti mes tifozerive u pa në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj, me Partizanin që sportivisht i hapi punë Tiranës në garën për një vend në “Final 4”.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit