Tre gra në New Mexico janë diagnostifikuar me HIV pas trajtimeve të fytyrës që ka kryer në një qendër estetike të palicensuar.
Qendra Shëndetësore në SHBA ka deklaruar se kjo është hera e parë që një person që infektohet me HIV përmes një procedure kozmetike.
Tre gratë jane infektuar në vitin 2018 ndërsa bënin një trajtim që përfshinte injektimin e plazmës së gjakut të trupit të tyre në fytyrë për ta bërë lëkurën më të shndritshme dhe më të tërhequr, pasi plazma e gjakut është e pasur me trombocide por e zbuluan së fundmi.
Në këtë raport thuhet se kjo qendër ruante injeksionet dhe shiringat në frigoriferë kuzhine së bashku me ushqimet.
Rastet e para të infektimit me HIV nga trajtimet estetike kane ngritur alarmin pasi keto lloji trajtimesh, mes te cilave edhe botoxi bëhen nëpërmjet shiringave të madhësive të ndryshme që duhet të jenë sterile dhe të ruhen në kushte të rrepta higjenike.