Në 1 Maj punonjës të profesioneve të ndryshme janë ngritur në protestë përpara Kryeministrisë për të kërkuar të drejta dhe standarte më dinjitoze.
“Dinjitet për punëtorët”, shkruhet në një nga pankartat që protestuesit mbajnë në duar.
Një minator kërkoi marrjen e statusit teksa u shpreh se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
“Oficerët kanë status, të gjithë kanë status, jemi në kushtet më të vështira. Jemi të diskriminuar, të sëmurë, asnjë nuk merr parasysh kërkesat tona.
I kemi dhënë ekonomisë shumë të ardhura, sot jemi të persekutuar”, tha një minator