-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Ne nuk tërhiqemi, para bashkisë, do shporrim Veliajn

Kryesoret

Belind Këlliçi, koordinatori politik i PD në Tiranë, i ka bërë thirrje qytetarëve sot se më datë 7 prill, ora 11:00, do të protestohet sërish përpara bashkisë së Tiranës kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e ka cilësuar si “hajdutin e pashembullt”.

“Do jemi sërish për të protestuar kundër vjedhjes së 132 milionë eurove nga pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe deri në arrestimin e plotë të bandës së hajdutëve 5D, e cila në krye ka Erion Veliajn, – shkruan Këlliçi në Fb. – Janë një sërë drejtorësh të tjerë në bashki që presin të strehohen tek shokët e tyre të 5D, si Herion Rrapaj, Ermal Kapllanaj, etj.

Ne nuk tërhiqemi. Është rast unikal në botë, që një kryetar bashkie tregohet me gisht si përtfitues dhe pronar faktik, i një sipërmarrje korruptive nga 2 zv. Kryeministra të qeverisë dhe drejtësia ende e lejon të qëndrojë në zyrë ketë bandit ordiner! Sërish të martën tjetër do shihemi përpara bashkisë, më datë 7 Maj, ora 11:00, deri në largimin e këtij hajduti të pashembullt! O sot, o kurrë!” ka bërë thirrje ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit