Një operacion i papritur është zhvilluar gjatë natës së mbrëmshme në qytetin e Vlorës nga forcat ‘Shqiponja’ dhe policia e Rendi.
Efektivët kanë ndaluar një automjet tipit Mercedes Benz. Pasi iu është ushtruar kontroll fizik drejtuesit të mjetit, më pas është kontrolluar edhe makina.
Drejtuesi i Benz është shoqëruar për në komisariatin e Vlorës.
Ndërsa ende nuk ka informacion se çfarë mund të kenë gjetur të paligjshme.