-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

25 të arrestuar në Tiranë, drejtori i policisë: Goditëm grupin kriminal (DETAJET)

Kryesoret

Gjatë natës së mbrëmshme antidroga në Tiranë kreu një megaoperacion, ku u godit një grup kriminal i cili shpërndante lëndë narkotike afër shkollave si dhe në lokale nate.

Në një deklaratë për mediat drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj, dha më shumë detaje për operacionin.

Vocaj u shpreh se ky hetim ndaj këti grupi kriminal ishte duke u zhvilluar prej 4 muajsh tashmë dhe se në total janë lëshuar 35 urdhër arreste. Masa e arrestit me burg është vendosur tashmë për 20 prej tyre ndërsa të tjerët janë ende në kërkim.

“Tempulli 3, në kuadër të cilit u godit një grup që shpërndante drogë afër shkollave  si dhe në lokale nate.

Drejtoria vendore e Policisë Tiranë, ka zhvilluar kontrolle dhe operacione të individëve apo grupeve kriminale, që përpiqen të zhvillojnë aktivitetet kriminale si dhe përfshirjen e të rinjve.

Pas një hetimi 4 mujor me metoda speciale, si dhe hetuesve ekspertë u siguruan prova ligjore ndaj 35 shtetasve me veprimtari në fushën e krimit, në kuadër të cilit u vunë në pranga 20 persona si dhe u ekzekutua masa dënim me burg dhe ndaj 5 të tjerëve që ishin kapur më parë.

Ndaj 20 të arrestuarve është vendosur masa e sigurisë arrest me burg. Identiteti i tyre do të bëhet i ditur së shpejti.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3.5 kg kokainë, 50 doza me heroinë, 100 doza kanabis, si dhe 5 automjete.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas shisnin lëndë narkotike afër shkollave si dhe lokaleve të natës” u shpreh ai.

Hashash dhe kokainë, 25 të arrestuar 5 në kërkim! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit