-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hashash dhe kokainë, 25 të arrestuar 5 në kërkim! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë?

Kryesoret

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion gjatë natës së mbrëmshme, në të cilin janë lëshuar 30 urdhër arreste me vendim gjykate.

Deri më tani dihet se objektivi i operacionit ishte kapja e shpërndarësve të drogës, të cilët operonin kryesisht afër shkollave në kryeqytet.

25 prej tyre janë vënë nën prangat e policisë ndërsa pjesa tjetër janë ende në kërkim, gjithashtu mësohet se është sekuestruar mbi 3kg kokainë.

Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis me hetimet që kanë nisur që në muajin janar.

Deri më tani rezulton se pjesë e grupin është dhe Enea Suljemani, i arrestuar më 22 mars dhe iu gjet 1 kg kokainë.

Pjesë e këtij grupi akuzohet se ishte edhe efektivi i RENA-s, Ervis Shkurta.

Ai akuzohet se bashkëpunonte me grupin që do shkëmbenin 1 kg kokainë dhe në momentin kur Sulejmani ka përplasur agjentët e Antidriogës, Shkurta ka njoftuar grupin tjetër që të largohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit