Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot pas vendimeve të qeverisë se janë rritur me 30% gjobat për personat që ndotin mjedisin
“Miratuam disa vendime të rëndësishme. Ndryshimin e 4 ligjeve në fushën e mjedisit, ligjin për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis, ligjin për mbrojtjen e mjedisit, ligjin për mbrojtjen e biodiversitetirt dhe ligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Ndërhyrja vjen si pasojë e disa situatave.
Masat administrative, gjobat janë jo thjesht penalizimi dhe ndëshkimi, por edhe pjesë edukimi. Prandaj të gjitha masat ndëshkimore rriten me 30%” tha ajo.