Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian ka folur për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Kryeministri shtoi se planin e zgjerimit të BE-së e shohin si hap të duhur në drejtim të duhur, derisa përsëriti se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të largohen.
“Pas një dekade stagnimi zgjerimi i Bashkimit Evropian është kthyer në agjendë. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer rëndësinë e zgjerimit të BE-së. Në dhjetor 2023 samiti i BE me Ballkanin Perëndimor rikonfirmoi të ardhmen e rajonit tonë në BE.
Më 15 dhjetor 2022 në Pragë të Çekisë që po e mbante presidencën e BE-së asokohe ne dorëzuam aplikacion për anëtarësim në BE”, tha Kurti.
Ai u shpreh se anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci