Në seancën e sotme të Parlamentit në vendin ku qëndrojnë gazetarët pati një protestë nga disa përfaqësues të Diasporës që kërkonin votën e tyre në zgjedhjet e 2025. “Dua të votoj 2025, nga Diaspora”, thuhej në banderolën e tyre.
Nënvizuan se qeveria po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i la afat një vit për të adresuar problematikën e votës së diasporës në zgjedhjet e vitit 2025.
“Kemi ardhur të përfaqësojmë të gjithë emigrantët e diasporës të cilët duan të votojnë por nuk munden të votojnë.
Parlamenti ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i ka dhënë një vit kohë që të miratojë ndryshimet ligjore që njeh votën e Diasporës dhe deri tani. Komisioni bën mbledhje me dyer të mbyllura.
Nuk kemi akoma një propozim ligjor për Kodin e Ri zgjedhor, ndërkohë që ne rrimë dhe presim dhe ende nuk ka një propozim konkret” tha njëri prej tyre.