Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me deputetin e PS-së, Erion Braçe pas tensioneve në foltore me Lindita Nikollën ku i kërkonte fjalën të parashtronte kërkesën për interpelancë me Ramën për RAI.
Pasi e mori fjalën, Braçe i tha që t’i kërkonte falje për mënyrën se si iu drejtua Lindita Nikollës. Kreu i Grupit të PD-së iu drejtua me fjalën “gore”, duke i kërkuar që të mbyllë gojën.
“Kërkoj falje unë kur ka reflektim nga kryetarja e Kuvendit, ka edhe nga ana jonë. Po pra po, a ka mundësi ta mbyllësh gojën ti aty tani, gore, aty na acaron nerva që në mëngjes. Ndjesë për gjuhën e përdorur. Edhe ju duhet të kërkoni ndjese që na vonuat 1 orë” tha ai.