Seanca e sotme ka nisur me debate të forta në Parlament. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që të futet në rendin e ditës kërkesa për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për dokumentarin e RAI3 dhe presionin sipas tij mbi median italiane. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e shmangi duke sjellë replikat.
“Më jep fjalën. Më jep fjalën tani. Ju gënjeni publikisht për interesa personale të Edi Ramës” kërkoi Bardhi.
“Me këto sharjet, që të janë bërë natyrë e dytë, ju tërheq vërejtjen për lirimin e foltores. Ne e kemi ezauruar këtë çështje në konferencën e kryetarëve” tha Nikolla.
“Javën e shkuar pas kërkesës së refuzuar që kryeministri të vinte të jepe përgjigje për përfshirjen e tij në laboratorin e Xibrakës. Tani pasi një emisioni në Itali, Rama ka tentuar që të ushtrojë presion ndaj medias shtetërore në RAI3. Në Itali në senat telefonatën e kryeministrit Rma ndaj drejtorit të RAI3 e kanë konsideruar si të papërshtatshme.
Kryeministri Rama e ka pranuar telefonatën duke shpjeguar se ka qenë duke mbrojtur sekretarin e tij, që RAI e konsideron si avokatin e trafikantëve. Por dokumentari kishte të bënte për përfshirjen e vëllait të kryeministrit në laboratorin e Xibrakës. Nëse cështja e parë trajtohet nga drejtësia, kryeministri duhet të shpjegojë arsyet që e kanë detyruar që të trajtojë mediat italiane si median në Shqipëri.
Sikur raportojnë vetë gazetarët dhe profesionistë, nuk la redaksi kombëtare apo TV të tjera, pa i telefonuar personalisht që të mos jepnin denoncimin për vëllanë e tij, por kjo telefonatë ndaj drejtorit të RAI dëmton imazhin e Shqipërisë, një vendi kandidat për në BE, që guxon për të intimiduar drejtorin, cenon interesin publik të Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të vendit” tha ai.