Deputeti demokrat Ervin Salianji, në interpelacnë me Taulant Ballën, duke iu referuar operacionit të sotëm, deklaroi se policia e Shtetit arreston 30 persona për 3.5 kg kokainë, ndërsa është e pafuqishme për të goditur bandat që trafikojnë tonelatat.
Salianji iu referua raportit të SPAK dhe të DASH, në lidhje me krimin që del nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së, ku porti i Durrësit është zona të cilat këto grupe kriminale përdorin më së shumti dhe për çudi në këtë zonë nuk ka asnjë operacion policor.
“Grupet kryesore kriminale shqiptare në vendet e BE-së, trafikojnë në Angli, Francë, Hollandë, Spanjë, pra kemi eksportuar krimin.
Vihet re se këto grupe kriminale kanë lidhje të fortë në zonën e Durrësit për shkak të portit më të madhe në vend, qyteti i Durrësit ka qenë dhe vijon të jetë një pikë tranziti për drogën që niset drejt vendeve të Europës.
Të njëjtën gjë thotë dhe raporti i DASH, që Shqipëria është bërë nyje dhe qendër rajonale për trafikimin e drogërave të forta.
Sipas raportit grupet kriminale trafikojnë më shumë sasi kokaine dhe më pak kokaine.
Keni fuqi ti kapni këto me tonelata? Arrestoni 30 veta për 3.5 kilogram kokainë.
Është rritur sasia e lëndëve plasëse të trafikuar nga Kosova. Tendecë rritjeje thotë SPAK për armët, ju thoni ulje, kam tendencë të besoj SPAK” u shpreh Salianji.