Deputeti demokrat Ervin Salianji ditën e sotme thirri në interpelancë ministrin e Brendshëm Taulant Ballën. Me këtë të fundit që duhet të raportojë ‘krimin’ në Kuvend.
Salianji solli në Parlament dështimet e Policisë së Shtetit ndër vite për të mbrojtur rendin dhe sigurinë e qytetarëve teksa solli dhe rastet më të ‘freskëta’ ku u ndal tek vrasja e dy të moshuarve.
“Një lajm edhe më i rëndë është vrasja e dy të moshuarve për të cilën policia nuk përcakton shkaqet.
Dhe mungesa e sigurisë publike është kthyer në tmerr për qytetarët shqiptarë. Çdo dit vinë lajme të tilla që godasin perceptimin se Shqipëria ka rend sigurie.
Prej vitesh në Shqipëri situata është e rëndë, vrasjet plagosjet, trafikimi, janë kthyer në problem për të gjithë qytetarët” u shpreh Salianji.