-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush zyrtarë u liruan nga burgu pas miratimit të amnistisë? E sqaron SPAK-u

Kryesoret

A përfituan nga amnistia të dënuarit për korrupsion nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit? Lulzim Basha e ka kthyer në kauz, qeveria dhe grupi i Berishës që e votuan e mohojnë. SPAK ka dhënë detaje në lidhje me personat që përfituan pas miratimit të amnistisë penale. “Nisur nga rëndësia e ndikimit të ligjit nr.33/2024 “Për Dhënie Amnistie” në politikën penale të subjekteve e hetuara nga SPAK, është kryer një analizë e detajuar ku te dhënat janë rakorduar edhe me institucionet e tjera publike.

Nga ky përditësim i analizës, arrihet në përfundimin se janë rreth 40 persona të cilët mund të përfitojnë nga përjashtimi i dënimit dhe rreth 60 persona të cilët mund të jenë subjekt i përfitimit të uljes së dënimit sipas këtij ligji. Numri i personave të cilët janë liruar nga burgu si rezultat i uljes se dënimit është 15 persona. Ndërkohë është 1 person i cili ka përfituar ulje dënimi 1 vit e 6 muaj burgim por vazhdon dënimin për pjesën tjetër te pa vuajtur të dënimit.

Në mënyrë më të detajuar rezulton se:

  • Referuar veprave penale të nenit 75/a paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, përjashtohen nga vuajtja e dënimit sipas nenit 3 të ligjit nr.333/2024 “Për Dhënie Amnistie” vetëm personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 (Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik), të ndarë në vite si më poshtë:
  • Për vitin 2023 janë 18 persona;
  • Për vitin 2024 janë 22 persona.

Sqarojmë se në total janë 40 persona të cilat kanë përfituar nga amnistia e mësipërme pasi për sa i përket vitit 2021 dhe viti 2022, personat e dënuar për këtë vepër penale që përfitojnë ulje dënimi e kanë vuajtur tashmë dënimin e dhënë nga gjykata.

  • Sipas nenit 5 të këtij ligji ku përcaktohen kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit, rezulton se:

Për vitin 2023 përfitojnë ulje dënimi 44 persona të dënuar si më poshtë:

  • Të dënuar me burgim dhe të liruar nga burgjet janë gjithsej 10 persona dhe 1 person përfiton ulje për shkak të ligjit për dhënie amnistie por vazhdon vuajtjen e dënimit për pjesën tjetër të mbetur, pra gjithsej 14 persona që përfitojnë nga ligji i mësipërm.
  • Të dënuar me kusht janë gjithsej 33 persona.

2.2 Për vitin 2024 përfitojnë ulje dënimi në total 16 persona të dënuar si më poshtë:

  • Të dënuar me burg dhe të liruar nga burgu jane 5 persona.
  • Të dënuar me kusht jane 4 persona.
  • Të dënuar me orë pune janë 7 persona” thotë SPAK për TCH.

‘Ulsiu mashtroi’! Basha: Amnistia liroi 100 të dënuar për korrupsion

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit