-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita fut në shënjestër Rakipin! Gjyq te ‘Ligjet’ për skandalin e Magjistraturës

Kryesoret

Opozita bën një tjetër hap për skandalin në Shkollën e Magjistraturës që drejtohet nga Arben Rakipi. Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të mblidhet Komisioni i Çështjeve Ligjore.

Shkresa e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe 9 deputetë duke kërkuar që në komision të trajtohet shkaku se përse janë shtuar dhjetëra kandidatë, duke e çuar në 131 numrin përtej numrit 74 që ishte publikuar në fillim.

Po ashtu ata kanë kërkuar që të jepen shpjegimi se nisur nga deklarimet e bërë nga pjesëmarrësit në konkurs pajisja elektronike ka lexuar vetëm 96 pyetje nga 100 që ishin në total.

Për të gjitha këto shqetësime dhe disa të tjera të trajtuar në kërkesë, deputetët e opozitës duan që të mërkurën, ora 10:00, të mblidhet komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut, ku të raportojnë Drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.

Skandali te Shkolla e Magjistraturës, PD: Pse heshtin Çela, Balla dhe Manja?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit