-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Sulmet ndaj gazetarëve’/ Açka-Ramës: Vetëm ju mos bëni moral për lirinë e fjalës!

Kryesoret

‘Fyerjet ndaj gazetarëve’/ Açka letër Ramës: Gazetarët janë sulmuar nga arroganca e pushtetit

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama në lidhje me lirinë e medias si dhe presionit që ushtron politika ndaj gazetarëve.

E gjitha kjo vjen pas protestës që gazetarët mbajtën ditën e djeshme para Kuvendit, ku u shprehën se ka raste të shumta kur zyrtarë të zgjedhur, nuk hezitojnë t’i kontaktojnë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Açka shkruan se vetëm gjatë vitit 2023-2024, ka pasur 30 raste të gazetarëve të cilët janë fyer.

Liria e shtypit, Shqipëria ra 3 vende, Rama: Raportin do ta analizojmë me kujdes

“Zoti Kryeministër,
Në vitet 2023-24 ka mbi tridhjetë raste që gazetarët shqiptarë janë fyer dhe linçuar, në disa prej të cilave ju jeni protagonist.
Në Ditën Ndërkombëtare të Medias, ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës dhe shtypit.
Gazetarët shqiptarë:
– nuk kanë status mbrojtës të veçantë që të jenë tërësisht të mbrojtur
– paguhen më së shumti nën dorë dhe një pjesë é tyre janë të pasiguruar
– diktohen nga shefat e tyre për vërtetësinë e lajmit dhe humbim vendin é punës nëse nuk binden
– u jepen kaseta të gatshme nga politika dhe u diktohet linja politike nga konjukturat politike
– nuk kanë asnjë siguri për vendet e punës prej mungesën së kontratave
– shantazhohen shpesh nga pushteti me të gjitja format é mundshme përmes drejtuesve dhe familjarëve
– intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lolalë
– janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.
Si drejtuese Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik dhe si njeri i zejes së fjalës shpreh mbështetjen time të plotë ndaj gazetarëve shqiptarë, të drejtave dhe rolit të tyre të shenjtë në mbrojtje të fjalës së lirë” shkruan Açka.

Presion dhe dezinformim, Reporterët Pa Kufij: Shtypi po kërcënohet nga politika

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit