-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: E drejta për informim vijon të mbetet problem në Shqipëri

Kryesoret

Në Shqipëri e drejta për informim është në stanjacion prej disa vitesh, raportojnë gazetarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, për Zërin e Amerikës.

Gazetarët po ndeshen me forma të reja të mosdhënies së informacionit të kërkuar nga autoritete publike, ndërsa marrja në rrugë gjyqësore bëhet gjithnjë e më e vështirë nga tejzgjatja e proceseve, si pasojë e problematikave që ka sjellë Vetting-u në sistemin e drejtësisë.

Ata hasin më së shumti pengesa në rastet kur informacioni lidhet me akte korruptive dhe përdorimin e fondeve publike.

Një raport i fundit i qendrës Res-Publica që monitoron prej 10 vitesh zbatimin e të drejtës së informimit në Shqipëri, vlerëson se nuk ka përparime të dukshme në këtë drejtim.

Gazetarët, kryesisht ata investigues, ndeshen me vështirësi në marrjen e informacioneve nga institucionet zyrtare, kur bëhet fjalë për përdorimin e parave publike.

Dorjan Matlia, drejtues i qendrës, në një konkluzion të përgjithshëm jep këtë panoramë.

“ Përsa i përket reagimit të institucioneve pasi u shkon një kërkesë për informacion, zakonisht në 2/3 e rasteve për çdo informacion që u kërkohet, gazetarët marrin përgjigje pas kërkesës fillestare.

Nuk e marrin për 10 ditë siç e parashikon ligji por shkon 23-24 ditë kalendarike, pra do të thotë rreth dyfishi i kohës. Nga ana tjetër 1/3 e kërkesave shkojnë tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Një pjesë e mirë marrin përgjigje te Komisioneri, por megjithatë mbetet rreth 2% e kërkesave për informacion, që megjithëse duket një shifër e vogël, nuk marrin përgjigje.

Janë pikërisht ato pyetje të nxehta që bëjnë gazetarët investigativë për prokurime, konçensione, leje ndërtimi apo leje mjedisore, aty ku mendohet që niveli i korrupsionit është më i lartë, që nuk marrin përgjigje” shprehet për Zërin e Amerikës Dorian Matlija, Drejtor Ekzekutiv i qendrës Res Publica.

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit