Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të martë Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ministrat si dhe do të jetë ai vetë.
Sipas burimeve është kërkuar që asnjë të mos mungojë pasi mbledhja konsiderohet shume e rëndësishme për zhvillimet e brendshme partiake qe lidhen me rienergjizimin e partisë.
Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Edi Ramës, por mund të merret me mend se ai lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante.