Një 44-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ndaj tij është bërë një kallëzim si shkaktar i një sherri të egër të ndodhur në një lokal të Sarandës.
Ka qenë 44-vjeçari H.B., ai që ka bërë kallëzim në polici ku është shprehur se shtetasi me inicialet E.G., e ka goditur me sende të forta në ambientet e një lokali.
Ndërkaq po procedohet në gjendje të lirë edhe menaxheri i lokalit pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes.
“Komisariati i Policisë Sarandë shpalli në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. B., se 44-vjeçari e ka goditur me sende të forta, në ambientet e një lokali, në lagjen nr.1.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për adminitratoren e lokalit, shtetasen M. Ç., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit” njofton policia.