Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është dëmtuar nga xhami i dritares së banesës së tij.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ndërroi jetë në spital.
Njoftimi i Policisë:
Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.
Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.