-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fabrika imagjinare e vaksinave në Shqipëri

Kryesoret

Në vitin 2021, teksa një pjesë e mirë e shqiptarëve s’kishin bërë ende vaksinën e parë kundër Covid 19, kryeministri Edi Rama premtoi ngritjen e një fabrike vaksinash në Shqipëri. Koha tregoi se premtimi nuk ishte gjë tjetër veçse një manovër politike për të forcuar mbështetje publike në kohën e pandemisë.

Gjatë pandemisë COVID-19, kombet në mbarë botën e gjetën veten duke u përballur jo vetëm me pasojat fizike dhe ekonomike të virusit, por edhe me përhapjen tinëzare të dezinformatave dhe propagandës. Shqipëria, si shumë vende të tjera, kishte sfidat e saj në detin e trazuar të dezinformimit, keqinformimit dhe propagandës.

Një ndër premtimet më të bujshme të asaj kohe ishte zotimi i kryeministrit Edi Rama për të ngritur një fabrikë për prodhimin e vaksinave të ndryshme.

Në fillim të vitit 2021, ndërsa Shqipëria, ashtu si shumë vende të tjera, përpiqej të siguronte vaksinat dhe të luftonte përhapjen e virusit, kryeministri Edi Rama doli përpara shqiptarëve me një premtim të guximshëm.

“…kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri edhe fabrikën e prodhimit të vaksinave. Një fabrikë e teknologjisë së lartë, e cila aktualisht është një ndër kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë.”– deklaronte Rama, teksa pretendonte se vaksinimi kundër Covid 19 mund të bëhej i detyrueshëm dhe i përvitshëm.

Planet për ngritjen e një fabrike moderne të dedikuar për prodhimin e 7 vaksinave në Shqipëri, sipas kryeministrit, jo vetëm do të mbulonin nevojat e tregut vendas por edhe do të eksportoheshin.

Lexoni investigimin e plotë në /Faktoje.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit