Kreu i qeverisë, Edi Rama njoftoi një nismë të re anti-korrupsion që përfshinë edhe legjislativin bashkë me gjyqësorin me shumë dritëhije. Qëllimi tha ai, është lufta kundër korrupsionit, por mënyra si po i qaset ka ngritur shumë dyshime.
“Lufta kundër korrupsionit duhet vazhduar kudo përditë, duke shtrënguar radhët e të tre pushteteve të pavarura në një front të vetëm.
Një përpjekje e re për një fuqizim të mëtejshëm të ekzekutivit, legjislacionit dhe gjyqësorit dhe për një harmonizim të punës së tyre në funksion të shtetit përballë derës së BE-së.
Duhen përafruar më shpejt ligjet tona me BE-në, inovacioni teknologjik për të tre pushtetet, duhet rritur më shumë transparenca dhe kontrolli duke harmonizuar më shumë tre pushtetet për të neutralizuar korrupsionin” tha ai.
LIVE-Rama: PS s’e ka fituar ende imunitetin ndaj korrupsionit