Partia Socialiste ka përgatitur një rezolutë për ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë. Qëllimi, kryeministri Edi Rama tha se është një valë e re e luftës kundër korrupsionit. Theksoi se po bëhet me ndihmën e SHBA-BE. Ftoi në dialog edhe opozitën në këto komisione mbikëqyrëse për të kontrolluar sistemin e drejtësisë.
“Draft-rezoluta është bazuar në rekomandimet e BE-së për Shqipërinë për vitin 2023, deklaratat dhe rezolutat e SHBA-së për demokraci, në zbatim të parimeve dhe me bindjen e plotë për t’iu përgjigjur domosdoshmërisë për adresimin e sfidave në anëtarët e Kuvendit duke e konsideruar moment kyç rrugëtimin drejt BE-së.
Duke shprehur vlerësimin e përbashkët për SHBA-BE për avancimin e reformave për sundimin e ligjit duke vlerësuar reformën në drejtësi një nga lëvizjet më të mëdha shtet-ndërtuese në Shqipëri. Vendi ka nevojë për një cikël të ri reformimi për të përmbushur objektivin për anëtarësimin në BE brenda vitit 2023.
Kuvendi angazhohet që në funksion të një cikli të ri reformimi përmes një qasje të re për aktivitetin e tre pushteteve të pavarura që në harmoni me njëri tjetrin të angazhohen për avancimin e mëtejshëm për reformat modernizuese të shtetit. Për rritjen e fokusit të Kuvendit për konsolidimin e demokracisë duke konsideruar cështje madhore thellimin e reformave për përmirësimin e qeverisjes.
Roli mbikëqyrës për komisionet e përhershme dhe të posaçme parlamentare ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ligjzbatuese duke respektuar parimin Kushtetues.
Të ngremë një komision të posaçëm parlamentar që synon mirë-qeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin përmes një vlerësimi dhe analize në këto fusha me kohë shtrirje afatgjatë duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucione që duhet të adresohen në secilën fushë. I gjithë procesi nga komisioni i posaçëm do të adresohet në përputhje me Kushtetutën dhe nuk do të cenojë institucionet e pavarura të drejtësisë” tha Elisa Spiropali që prezantoi nismën.