-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Terziç të gjitha shpresat tek Sancho: Kundër Parisit duhet të jetë vendimtar!

Kryesoret

Një pjesë e dytë e sezonit e luajtur në mënyrë fantastike nga Jadon Sancho, pas huazimit tek Dortmund, ka bërë që anglezi të jetë dhe një herë qendra e merkatos së ardhshme. Lojtari ka treguar se aftësitë e tij nuk janë zbehur aspak, dhe faji ka kaluar i gjithi tek drejtuesit e Manchester United, ndërsa Dortmund do përpiqet të shfrytëzojë deri në fund momentin e shkëlqyer të lojtarit.

Trajneri i verdhezinjëve, Edin Terziç në një konferencë për shtyp pranoi se nuk e dinte në Sancho do të qëndrojë në klub, por i bëri thirrje lojtarit anglez të jetë dhe një herë vendimtar në sfidën kundër Paris Saint Germain mbrëmjen e sotme në UCL.

Sancho ishte i jashtëzakonshëm pasi Dortmundi mundi PSG- në 1-0 në shtëpi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve javën e kaluar.

“Ne kemi folur për të ardhmen afatshkurtër. Kjo është nesër, me një lojë shumë të rëndësishme, ndoshta edhe ndeshja më e madhe në karrierën e tij deri tani,” u tha Terzic gazetarëve në Parc des Princes në prag të ndeshjes kur u pyet nëse kishte pasur diskutime me Sançon.

24-vjeçari u kthye në Dortmund në janar si huazim nga Manchester United deri në fund të sezonit.

Drejtori sportiv i skuadrës së Bundesligës, Sebastien Kehl, tha të dielën se ata “do të bëjnë gjithçka” për ta mbajtur atë në klubin ku ai luajti më parë për katër vjet përpara se të shitej te United në 2021.

Një ambient i ngrohët për lojtarin që dhe pse i huazuar sheh veten të mbajë mbi shpatulla peshën e skuadrës, dhe këtë mund ta demonstrojë mbrëmjen e sotme duke siguruar një finale historike në UEFA Champions League, por si fillim duhet të kalojë Parisin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit