Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për autorin e vrasjes në Bodrisht, Dropull, Thoma Mastora.
Ai nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe e ka mohuar të jetë ai autori i ngjarjes, por sipas hetimeve të policisë në banesën e të moshuarve janë gjetur prova që e implikojnë në ngjarjen e mistershme, ku çifti Ilia u gjet i masakruar brenda banesës së tyre.
Thoma Mastora përfaqësohej nga avokati Jorgo Kasapi. Vijojnë hetimet mbi motivin.