Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi njoftoi sot se SPAK ka rihapur hetimet për dosjen Xibraka, ku deputeti demokrat akuzon se është i përfshirë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit. Më tej, Bardhi tha se SPAK e ka thirrur për të dëshmuar.
Nisma e Ramës për korrupsionin, Bardhi: Kur ta shohim draftin do flasim!
“Jam njoftuar se procedimi penal 335/1 është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara duke u numërtuar procedimi 88 i vitit 2024 dhe në javët në vazhdim, në cilësinë e personit që ka dijeni jam ftuar për të dhënë shpjegime në prokurorinë e posaçme.
Prandaj sikur i premtova Ramës se do ta merrte vesh shpejt, bashkë me atë do të marrin vesh edhe ata që hodhën baltë. Gazment Bardhi dorëzoi kallëzim në prokurori për të vendosur në lëvizje prokurorinë” tha ai.