Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi është pozicionuar kundër nismës së Edi Ramës për nismën e re anti-korrupsion përmes ngritjes së një grupi të posaçëm për të kontrolluar mes të tjerave edhe punën e drejtësisë së re.
“Edi Rama i del për zot cdo afere korruptive. Nuk është thjeshtë paaftësi, por ka pasur një tentativë për të fshehur vjedhjen. Ju e mbani mend që kur opozita denonconte si aferë korruptive tre inceneratorët, Edi Rama jo vetëm i dilte për zot por detyronte grupin parlamentar që të shkonte të bënte mbledhje grupi në sheshin e inceneratorëve për të mbuluar atë fasadë.
Prandaj më e pakta është i paaftë, apo do të ishte i paaftë për të zgjedhur bashkëpunëtorët dhe për këtë pa përgjegjësi politike. Por kur bën tentativë për të mbuluar korrupsionin është edhe vetë i përfshirë. Nëse do ta kishte seriozisht luftën kundër korrupsionit do ta kishte bërë njëherë në 11 vite. Ta lidhësh këtë me integrimin, kur integrimi është vonuar 11 vite për shkak të qeverisjes së Edi Ramës.
Edi Rama as nuk dëshiron dhe as nuk do që të ndërtojë një shtet europian. Shqipëria nuk ka më kohë të humbë me Ramën. Integrimi europian duhet të bëjë bashkë demokratë dhe socialistë, që duan vërtetë që vendi të mos ndëshkohet nga politikanë si Rama duan të mbajnë peng integrimin. Kur ishte në opozitë bllokonte tre ligjet që Shqipërisë të mos i jepej statusi i vendit kandidat, PD ka qenë konstruktive në këto 11 vite, mbështetje pa kushte ndaj cdo lloj reforme.
Shqipëria bëhet europiane jo me letra, por me vepra, por kryeministri ynë nuk ka vepra, por e ka shndërruar korrupsionin në kryeveprën e tij. Krimi hyri në parlament, opozitës iu hoqën të drejtat. Tentativa për të kontrolluar të gjitha pushtetet është dëshmi se me Ramën nuk mund të ketë përparim në rrugën e integrimit të vendit. Në 11 vite drejton organizatën më të korruptuar.
Kur nisma të jetë pjesë e axhendës do të keni përgjigjen tonë. Është folur për një komision, por grupi nuk e ka parë dhe nuk mund të mbajmë qëndrime mbi retorika politike. Kur të vijë në parlament do të mbajmë qëndrimin tonë” tha ai