Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga deputetit Gazment Bardhi, i cili më herët u shpreh se SPAK ka nisur hetimet për dosjen ‘Xibraka’. Çështje në të cilën Bardhi akuzon Olsi Ramën si të përfshirë në aktivitet kriminal.
Kryeministri Rama në një reagim e quan ‘kallëzues të rremë’ Bardhin madje duke thënë se nuk ka asgjë serioze në të gjithë këtë, por thjesht një ‘lajthitje profesionale’.
Xibraka/ Bardhi publikon shkresat: SPAK ka nisur hetimet për Olsi Ramën
Rama shkruan se akuzat ndaj vëllait të tij janë shpifje dhe për këtë duhet të veprojë ligji.
“Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull!
Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale.
Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori.
Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit! Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme” shkruan Rama.
Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull!
Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka…
— Edi Rama (@ediramaal) May 8, 2024