Prej disa kohësh brenda shtëpisë së Big Brother është përfolur se mes Romeos dhe Erjolës ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano ai që i ka thënë fillimisht se më mirë do kishte qenë më mirë të ishte lidhur me Erjolën sesa me Heidin.
Mbrëmjen e sotme, Graciano ka zbuluar të vërtetën duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”.
“Duke e njohur Erjolën nga jashtë, e si ajo reagon. Pas rikthimit tim, kam parë që Romeos i kanë shkëlqyer sytë sa herë që shihte Erjolën. Kaën shkruar portalet. Unë e kam mikeshë nga jashtë Erjolën edhe e di”.
Romeo: E panë tani që paskam unë kimi me Erjolën, tani do thonë pse nuk reagon Heidi. Kam parë dashamirësine e Erjolës, dhe unë i kam ndejtur afër. Më duket tendencioze nga ana e Gracianos, Julit dhe Françeskës. Më thotë mua do të të hedh bombën.