-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupi i Berishës: Të pezullohet gjyqtarja Irena Gjoka

Kryesoret

Grupi i Rithemelimit drejtuar nga Sali Berisha ka kërkuar pezullimin nga detyra të gjyqtares që ka në dorë çështjen e ish-kryeministrit, Irena GJoka, pasi sipas tyre rezulton të jetë e dënuar në Greqi.

Sekretari për çështjet ligjore pranë Rithemelimit Ivi Kaso deklaroi se “Partia Demokratike u kërkon organeve të vetingut rishikimin e vendimit për Irena Gjokën.

KLGJ-së i kërkojmë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të zonjës Gjoka, derisa asaj t’i ribëhet procesi i vetingut, i plotë dhe nga fillimi. Ne e kemi denoncuar që në fillim si të papërshtatshme për postin që mban dhe si kamikaze politike dhe koha e faktet po na japin të drejtë”.

Në deklaratën  e tij zyrtarë, Kaso ka paralajmëruar padi ndaj Irena Gjokës. “Partia Demokratike po përgatit një padi kundër Irena Gjokës dhe do ta paraqesë në SPAK së afërmi. Ne i bëjmë thirrje paraprakisht Prokurorisë Speciale të fillojë menjëherë hetimin dhe ta përdorë padinë tonë vetëm si material shtesë.

Çdo hezitim për ta bërë këtë nuk është asgjë më pak se vërtetim i asaj që Altin Dumani deklaronte para gazetarëve: afërmendsh që gjykatat marrin vendimin që duam ne!

SPAK i duhet të dëshmojë, qoftë edhe formalisht, se nuk është pjesë e skemës për asgjësimin e opozitës. Së dyti, se vihet në lëvizje sapo një gjyqtar që cenon integritetin e reformës në drejtësi”, shprehet Kaso.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit