-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lidhja me inceneratorin/ Këlliçi: Provat e reja që çova në SPAK kundër Veliajt

Kryesoret

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi nga selia blu se ka depozituar zyrtarisht në SPAK kallëzimin e radhës për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe lidhjet e tij me inceneratorin.

Këlliçi tha se në kallëzimin e depozituar gjenden edhe të dhëna për humbjen financiare që ka pësuar Bashkia e Tiranës me firmën e Veliajt, sipas tij për t’ia dhënë biznesin e riciklimit drejtorëve të tij 5D.

Sot po bëj publik një dokument ekskluziv, ku faktohet më së miri se pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, ka negociuar të gjitha marrëdhëniet financiare të këtij biznesi. Sipas Vendimit nr.5 të Asamblesë së ECO Tirana, nën drejtimin dhe presidencën e Erion Veliajt, ky i fundit merr përsipër rolin e negociatorit mes Vladimir Fezgës dhe Inceneratorit Tiranë.

Fezga shet aksionet, por çuditërisht nuk merr asnjë lekë. Më pas Veliaj nëpërmjet një kontrate të mbajtur të fshehtë, vendos që dhe aksionet e ECO Tiranës t’ia kalojnë Inceneratorit Tiranë. Edhe për këtë kontratë, biznesi i Erionit, Inceneratori i Tiranës nuk paguan asnjë qindarkë.

E gjithë kjo skemë, është ngritur në dyshimet tona për pastrim parash dhe humbje gjurmësh, pasi kompania ECO Recycling, në momentin që firmoset kontrata konçensionare për 30 vite, nuk duhej të ekzistonte më, pasi procesi i riciklimit ishte eskluzivitet i Inceneratorit Tiranë.

Për ti faktuar SPAK se ECO Recycling ka vazhduar biznesin në landfillin e Sharrës, bashkëlidhur kallëzimit tonë, janë edhe të gjitha shënimet sqaruese të bilanceve të kompanisë. Në kallëzimin e depozituar gjenden edhe të dhëna për humbjen financiare që ka pësuar Bashkia Tiranë me firmën e vetë Erion Veliajt, për t’ia dhënë biznesin e riciklimit drejtorëve të tij 5D.

I bëj thirrje SPAK, që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për kolegun e tyre dhe pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, i cili bashkë me shtabin e tij elektoral 5D, duhet të hetohen nën akuzën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në lojë të futet Ligji Antimafia për sekuestrimin e të gjitha aseteve të kësaj organizate kriminale” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit