Kosova nuk është futur në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, duke konfirmuar dhe njëherë se pa asociacion nuk do të ketë ecje përpara në këtë proces.
Sipas mediave kundërshtari më i fortë ka qenë Franca, e cila e ka bërë të qartë se pa u dërguar statuti i asocacionit në Gjykatën Kushtetuese, Kosova nuk do të futet në axhendën e ministrave të BE.
Përfaqësuesi i Francës madje u ka kujtuar zv. ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të KiE që edhe pse Kosova e ka pranuar se do të zbatoj asocacionin edhe në letrën dërguar Këshillit ende nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë.
Franca është mbështetur edhe nga Italia e Gjermania në këtë qëndrim, ndërsa Britania e Madhe edhe pse nuk e ka konsideruar asosacionin si një kusht, ka konfirmuar se do t’i bashkohet qëndrimit të Quint-it.
Axhenda është lënë e hapur deri të martën e javës së ardhshme për t’i dhënë dhe pak kohë Kryeministrit Kurti të marrë një vendim për asocacionin.