Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se ka një mosmarrëveshje me të dyshuarën, bashkëshorten e tij rreth përdorimit të veturës së tyre dhe po ashtu ka deklaruar se nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë më tutje me bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur të martën në Kishnicë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka një mosmarrëveshje me të dyshuarën – bashkëshorten e tij, rreth përdorimit të veturës së tyre dhe po ashtu ka deklaruar se, nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë më tutje me të-bashkëshorten e tij”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar tek familja e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar.