-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nisma e Ramës për drejtësinë? Meta: Nuk ka më kohë, duhet të ikë tani

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë kundër nismës së kryeministrit Edi Rama për nismën e re anti-korrupsion që përmes një komisionit të posaçëm do të kontrollojë punën e drejtësisë së re.

Lidhur me këtë manovër dhe gënjeshtër të radhës, mund të them si nuk i mjaftuan një njeriu 11 vite për të bërë reformat?! Ti që premtove legalizimet që në mandatin e parë. Ky flaku shqiptarët e ndershëm dhe sakrificat e tyre në emigracion. Ju e dini reformën e madhe në ujësjellësa që premtoi ky.

Tani më ka ngelur mua të hipi tek depozitat, që ky të shkojë ti lyejë ato. Këta premtuan ujë Korçe me cilësi por paguajnë për ujë Bathoreje. Ky nuk la premtim dhe reformë pa bërë, por bëri “Ramaforma”, gjithckje i dha formën e vet, përfshirë edhe reformën në drejtësi apo administratë.

A nuk ishte ky që me reformën territoriale do të ulej numri i bashkive dhe komunave do të ulej numri i administratës që këto fonde të investoheshin, por ku jemi sot? Është dyfishuar numri i administratës në pushtetin vendor dhe administratës publike. Ndërkohë që Shqipëria është shkretuar.

Dhe këta kanë tmerr të publikojnë edhe të dhënat e censusit se kanë problem për zgjedhjet. Ky është shteti që arreston atë nënën për një kotec dhe këtu kullat janë pa leje. Për cilin shtet flet ky? Për shtetin e gjithë qeveria me të në krye është përfshirë në afera korruptive, si PPP-të apo inceneratorët.

Tani ka hallin e integrimit, ky që refuzoi Bundestagun që të bënte zgjedhje gjithpërfshirëse, të cilat që u shtynë, nëse do të bëheshin Shqipëria do ta kishte marrë çeljen e negociatave që në Tetor 2019. Është shumë vonë për të bërë ndonjë reformë veç dorëzimit përpara drejtësisë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit