-sidi education-spot_img
34.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonzato-gjyqtarëve të rinj: Shqipëria po ecën përpara, jini të përulur dhe jo arrogantë me detyrën!

Kryesoret

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, këtë të hënë në ë Konferencën Kombëtare të Ndërveprimit të Drejtësisë me Mediat, foli para magjistratëve të rinjt lidhur me sistemin e drejtësisë, përgjegjësitë e tyre dhe ndryshimin e mendësisë së institucionve.

Fjala e Gonzatos

Prania jonë këtu tregon qartë mbështetjen për shkollën e Magjistraturës. Ju filloni një fazë të re ku do të ofroni shërbimin tuaj. Ju do të keni edhe pozicione të nivelit të lartë por mbi të gjithë një shërbim publik, sepse vendimet tuaja do të përkufizojnë edhe drejtësinë. Përgjegjësia që ju keni është tejet e madhe dhe kjo kërkon shumë e më shumë se vigjilencë, kërkon integritet, guxim, kurajë, por edhe faktin të jeni të përulur, jo arrogantë. Ndërkohë që Shqipëria ecën përpara në objektin e saj për në BE, roli i magjistratëve bëhet edhe më i rëndësishëm. Ju do jeni ata që do merrni masa që ligji të respektohet e zbatohet. Institucionet nuk krijohen vetëm nga ligjet, por kërkojnë edhe ndryshim kulture, unë nuk jam i bindur ende që është arritur ky ndryshim mendësie. Duhet të mishëroni kulturën e pavarësisë së drejtësisë jo vetëm me ligje, por edhe me sjellje profesionale dhe udhëheqje morale.

Sadushi para magjistratëve: Profesioni s’është vetëm titulli, por pranimi i përgjegjësisë publike!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit