Sot në gjykatën e Tiranës po mbahet seanca gjyqësore, si dhe pritet të jepen masat e sigurisë ndaj 21 personave të arrestuar pas revoltës së dhunshme me 2 korrik para Kuvendit.
Burimet bëjnë me dije se masat e sigurisë ndaj të arrestuarve do të kumunikohen në grup dhe se një prej protestuesve të burgosur, Niko Qarkaj, i cili dyshohet se vuan nga epilepsia ka shfaqur probleme serioze ku është dashur ndërhyrja e ambulancës.
Ndërkohë qindra qytetarë në ambientet e jashtme të gjykatës me pankarta në duar dhe thirrje në kor, duke sfiduar edhe temperaturat e larta, kërkojë lirimin e demonstruesve, duke u shprehur se nuk ka prova dhe arrestimet janë të paligjshme.
Ndërsa një qytetar në një pronocim për media tha: Ne jemi të kujdeshëm dhe do të vijojmë deri sa të largohet ky, se ne vijmë nga veriu dhe e kemi qejf dhunën. Rama nuk është trim, por një frikacak i komanduar dhe që mbrohet nga policia e shtetit.
Masate sigurisë priten të jepen:
Kujtim Pervataj, Romario Dushi, Ardit Ymaj, Niko Qarkaj, Ylli Shima, Ervis Gjoni, Frrok Bardhi, Rezart Pirani, Admir Tershalla, Alban Nikolli, Elvis Biçi, Altin Hila, Ervin Gega, Arben Lleshaj, Everes Bardhi, Besard Kajmi, Aristotel Elezaj, Gentjan Progni, Durim Bami, Iljon Shala dhe Orgito Kaba.
‘Lironi qunat’- Qytetarët mblidhen para gjykatës, solidarizohen me protestuesit e arrestuar!









