-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama miraton ligjin: 2 milionë lekë gjobë për plehrat

Kryesoret

Qeveria ka miratuar ndryshimet në projekligjin për menaxhimin e mbetjeve ku parashikohen gjoba deri në 2 milionë lekë.

Sipas projektligjit, çdo person që grumbullon apo transporton mbetje dhe nuk e dërgon në një instalim trajtimi të përshtatshëm dënohet me gjobë në vlerën nga 1.3 mln deri në mbi 1.9 mln lekë.

Gjithashtu çdo person, që transferon mbetje të rrezikshme apo që merr në dorëzim mbetje të rrezikshme pa një dokument dorëzimi dënohet me të njëjtën vlerë.

Vendimi:

PROJEKTLIGJ PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10463, DATË 22.9.2011, “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Kudo në tekstin e ligjit, fjalët “Inspektorati/t për Mjedisin”, “Inspektorati që mbulon fushën për mbrojtjen e mjedisit” zëvendësohen me “struktura/strukturës përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit”.

Neni 2

Në nenin 3, pas pikës 14 shtohet pika 14/1, me këtë përmbajtje:

“14/1. “Individ”, në kuptim të nenit 62, të këtij ligji, është personi që hedh, gropos, djeg, braktis, shkarkon apo asgjëson mbetje.”.

Neni 3

Neni 62 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 62
Kundërvajtjet dhe sanksionet

Shkeljet e mëposhtme, që nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative:

  1. Çdo person, që përzien mbetje në kundërshtim me nenet 17, pika 2, e 24, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  2. Çdo person, që asgjëson mbetje jo në përputhje me nenin 19, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  3. Çdo krijues apo mbajtës mbetjesh, që trajton vetë mbetjet e veta jo në përputhje me këtë ligj dhe në kundërshtim me nenin 21, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

  4. Çdo krijues apo mbajtës mbetjesh, që transferon mbetje te një person tjetër, që nuk është i autorizuar të marrë atë mbetje, në kundërshtim me nenin 21, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

  5. Çdo person, që grumbullon apo transporton mbetje dhe nuk e dërgon atë në një instalim trajtimi të përshtatshëm, në kundërshtim me nenin 21, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  6. Çdo person, që transferon mbetje jo të rrezikshme apo që merr mbetje jo të rrezikshme pa një dokument transferimi mbetjesh, në kundërshtim me nenin 21, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  7. Çdo person, që transferon mbetje jo të rrezikshme apo që merr mbetje jo të rrezikshme, që nuk është në përputhje me dokumentin e transferimit të mbetjes, në kundërshtim me nenin 21, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  8. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që nuk ruan dokumentet, në përputhje me nenin 21, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  9. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që nuk ua vë dokumentet në dispozicion autoriteteve përkatëse, në përputhje me nenin 21, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  10. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që nuk dërgon informacion në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, në përputhje me nenin 21, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  11. Mungesa e kushteve dhe e standardeve të menaxhimit të integruar të mbetjeve, që krijohen brenda territorit të njësive të qeverisjes vendore jo në përputhje me kërkesat e pikës 12, të nenit 21, të këtij ligji, ngarkon me përgjegjësi drejtuesit e këtyre njësive, të cilët dënohen me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

  12. Çdo person, që importon mbetje, të cilat destinohen për incenerim jo në përputhje me nenin 22, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  13. Çdo person, që prodhon, grumbullon, transporton, magazinon apo trajton mbetje të rrezikshme jo në përputhje me nenin 23, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  14. Çdo person, që transporton mbetje të rrezikshme me automjete, që nuk janë në përputhje me nenin 23, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  15. Çdo person, që grumbullon, transporton apo magazinon mbetje të rrezikshme, që nuk janë ambalazhuar apo etiketuar, në përputhje me nenin 25, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  16. Çdo person, që transferon mbetje të rrezikshme apo që merr në dorëzim mbetje të rrezikshme pa një dokument dorëzimi, në kundërshtim me nenin 26, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  17. Çdo person, që transferon mbetje të rrezikshme apo që merr në dorëzim mbetje të rrezikshme, që nuk është në përputhje me dokumentin e dorëzimit, në kundërshtim me nenin 26, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  18. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk ruan dokumentet, në përputhje me nenin 26, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

  19. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk ia vë dokumentet në dispozicion autoriteteve përkatëse, në përputhje me nenin 26, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

  20. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk dërgon informacion në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, në përputhje me nenin 26, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

  21. Çdo person, që trajton vajra të përdorura pa leje mjedisi, në kundërshtim me nenin 27, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  22. Çdo person, që trajton vajra të përdorura jo në përputhje me lejen e mjedisit, në kundërshtim me nenin 27, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  23. Çdo person, që përzien vajra të përdorura jo në përputhje me lejen e mjedisit, në kundërshtim me nenin 27, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  24. Çdo person, që hedh në treg ambalazhe jo në përputhje me nenin 30, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  25. Çdo person, që angazhohet në menaxhimin e mbetjeve të ambalazheve të ndryshme nga ato të përcaktuara në nenin 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

25/1. Çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3, të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.

Kur personi, i cili është dënuar me gjobë në vlerën 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara, konstatohet se hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3, të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.

Kur personi, i cili është dënuar me gjobë në vlerën 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara, konstatohet se hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3, të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me revokimin e lejes/licencës së prodhimit dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.

  1. Çdo person, që asgjëson ose menaxhon NOQ jo në përputhje me nenin 30, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  2. Çdo person, që hedh në treg bateri apo akumulatorë jo në përputhje me nenin 31, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  3. Çdo person, që grumbullon, trajton, riciklon apo asgjëson mbetje baterish dhe akumulatorësh jo në përputhje me nenin 31, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  4. Çdo person, që angazhohet me automjetet në fund të jetës jo në përputhje me nenin 32, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

  5. Çdo person, që hedh në treg pajisje elektrike dhe elektronike jo në përputhje me nenin 33, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  6. Çdo person, që angazhohet me mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike jo në përputhje me nenin 33, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  7. Çdo person, që përdor llumrat e ujërave të zeza në bujqësi jo në përputhje me nenin 34, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  8. Çdo person, që angazhohet me mbetjet spitalore jo në përputhje me nenin 35, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  9. Çdo person, që angazhohet me nënproduktet e kafshëve jo në përputhje me nenin 36, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

  10. Çdo person, që angazhohet me mbetjet inerte jo në përputhje me nenin 37, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  11. Çdo person, që angazhohet me mbetjet nga industria nxjerrëse jo në përputhje me nenin 38, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 2 600 000 (dy milionë e gjashtëqind mijë) lekë.

  12. Çdo person, që angazhohet me mbetjet nga industria e dyoksidit të titanit jo në përputhje me nenin 39, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  13. Çdo person, që angazhohet me mbetjet e gjeneruara nga anijet dhe ngarkesat jo në përputhje me nenin 40, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  14. Çdo person që angazhohet me mbetjet nga gomat e përdorura jo në përputhje me nenin 41, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  15. Çdo person, që vepron në kundërshtim me kërkesat e nenit 42, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  16. Çdo person, që asgjëson mbetje në një landfill, që nuk është klasifikuar për atë mbetje, në kundërshtim me nenin 43, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  17. Çdo person, që asgjëson në landfill mbetje që nuk janë trajtuar, në kundërshtim me nenin 43, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  18. Çdo person, që pranon mbetje në një landfill, që nuk plotëson kriteret e pranimit në landfill, në kundërshtim me nenin 43, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  19. Çdo person, që pranon mbetje të përjashtuara apo që asgjëson në landfill mbetje të përjashtuara, në kundërshtim me nenin 44, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  20. Çdo person, që operon një landfill jo në përputhje me lejen e mjedisit apo jo në përputhje me nenin 45, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  21. Çdo person, që operon një landfill pa një garanci financiare, në kundërshtim me nenin 46, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

  22. Çdo person, që incineron mbetje jo në përputhje me lejen e mjedisit apo jo në përputhje me nenin 47, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  23. Çdo person, që importon mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë, sipas nenit 48, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 2 600 000 (dy milionë e gjashtëqind mijë) lekë.

  24. Çdo person, që transiton mbetje të rrezikshme përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas nenit 48, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 2 600 000 (dy milionë e gjashtëqind mijë) lekë.

  25. Çdo person, që importon mbetje jo të rrezikshme për ruajtje apo asgjësim, sipas nenit 48, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 2 600 000 (dy milionë e gjashtëqind mijë) lekë.

  26. Çdo person, që transiton mbetje jo të rrezikshme përmes territorit të Republikës së Shqipërisë pa autorizim apo në kundërshtim me autorizimin, jo në përputhje me nenin 50, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 2 600 000 (dy milionë e gjashtëqind mijë) lekë.

  27. Çdo person, që eksporton mbetje jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pa autorizim apo në kundërshtim me autorizimin, jo në përputhje me nenin 51, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  28. Çdo person, që kryen veprimtari për trajtimin e mbetjeve pa leje mjedisi në kundërshtim me nenin 53, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  29. Çdo person, që kryen veprimtari për trajtimin e mbetjeve jo në përputhje me lejen e mjedisit, në kundërshtim me nenin 53 apo 54, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  30. Çdo person, që nuk ruan dokumentet apo nuk ua vë ato në dispozicion autoriteteve përkatëse, në kundërshtim me nenin 55, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

  31. Çdo person, që transporton mbetje pa licencë apo jo në përputhje me licencën, në kundërshtim me nenin 57, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë.

  32. Çdo person, që vepron si agjent apo tregtar mbetjesh pa licencë apo jo në përputhje me licencën, në kundërshtim me nenin 58, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  33. Hedhja apo groposja e mbetjeve në kundërshtim me shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të nenit 61, të këtij ligji, dënohet me gjobë:

a) për personin fizik ose juridik në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë;
b) për individin në vlerën nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë deri në 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) lekë.

  1. Djegia e mbetjeve, në kundërshtim me nenin 61, të këtij ligji, dënohet me gjobë:

a) për personin fizik ose juridik në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë;
b) për individin në vlerën nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) deri në 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) lekë.

  1. Braktisja, shkarkimi apo asgjësimi i mbetjeve në mënyrë të pakontrolluar në kundërshtim me nenin 61, të këtij ligji, dënohet me gjobë:

a) për personin fizik ose juridik në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë;
b) për individin në vlerën nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë deri në 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) lekë.

  1. Çdo operator i një venddepozitimit/landfill-i ekzistues, që nuk plotëson kërkesat e nenit 64, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

Gjoba, në zbatim të këtij neni, vendoset nga struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit për personin fizik dhe juridik dhe nga struktura konstatuese në bashki në rastet kur shkeljet e parashikuara në pikat 58, 59 dhe 60, të këtij neni, kryhen nga individi, në përputhje me legjislacionin në fuqi për inspektimin.”.

Neni 4

Në nenin 63/1 bëhen ndryshimet, e mëposhtme:

  1. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Gjoba e dhënë në zbatim të nenit 62, të këtij ligji, pas shterimit të ankimit administrativ, sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurave Administrative, përbën titull ekzekutiv. Gjoba e njoftuar nga organi përgjegjës paguhet brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data kur ajo është kthyer në titull ekzekutiv. Në rast mosekzekutimi vullnetar, për ekzekutimin e saj ngarkohet zyra e përmbarimit, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurave Civile dhe në ligjin për kundërvajtjet administrative.”.

  1. Në pikën 4, fjalët “… apo të revokojë …” zëvendësohen me “… apo të shfuqizojë …”.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit