Kryeministri Edi Rama, i ndodhur në Gjermani, në panelin e “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, foli për Bashkimin Evropian, ku u shpreh se BE konsiderohet si bankomat, ndërsa theksoi se për Shqipërinë nuk shihet si diçka e tillë, por “si një parametër paqeje, tolerance e sigurie mbështetur në vlera.”
Rama u ndal tek integrimi i Shqipërisë në BE, ku vuri theksin te detyrat që Shqipëria duhet të përmbushë për t’u bërë vend anëtar, ndërsa shtoi se me agresionin rus nga Ukrainës, qëndrimi i BE ndaj Ballkanit perëndimor ndryshoj më mirë.
“Bashkimi i Evropës është një domosdoshmëri”, theksoi ai.
Ndër të tjera, Rama u shpreh se për Shqipërinë për të qenë pjese e BE është të jesh pjesë e një bashkësie paqeje bashkëpunimi dhe sigurie.
“BE perceptohet si bankomat, për ne nuk ka të bëjë me paratë, por me një parametër paqeje mbështetur në vlera, parametër tolerance, sigurie mbështetur në në vlera. Po bëjmë maksimumin”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se “gjithmonë besoj se është koha të mendojmë dhe për një status të ri për vendet që janë proces bisedimesh, që do të ishte status i vëzhguesit, pa të drejtë votimi, por pjesëmarrjeje në të gjitha zyrat e BE.