Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para. Ai shprehet se këto janë momente të veçanta.
“Në Gostivar kemi humbur me një diferencë prej 370 votash, diferencë kjo e krijuar prej turqve dhe romëve që bashkëpunuan me BDI-në…por unë jam i lumtur dhe mirënjohës për 10632 vota shqiptarve dhe lajmi më i madh është se pas gjithë këtyre viteve regjim…MË NË FUND NDRYSHIMI U KRY!”, shprehet Taravari.
Ai theksoi se shqiptarët sapo kanë firmosur lirinë e këtij vendi.
Ndryshe, sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare bashkë me ato presidenciale ku të drejte vote 1.815.350 qytetarë.