Mediat greke raportojnë se mbrëmjen e sotme ka ndodhur një atentat ndaj një çifti shqiptar ku ka mbetur i vrarë Roan Brahimi.
Ndërsa bashkëshortja e tij Katerina Beqo ka mbetur e plagosur.
Në vitin 2021 Roan Brahimi u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës.
Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.
Mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021. Ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.
Roan Brahimi njihet si armiku i Ervis Martinajt. Roan Brahimi është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare, ku është shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Lezhë dhe në Laç.