Opozita siguron fitore të dyfishtë në Maqedoni. Në bazë të numërimit të deritanishëm të votave, VMRO del të jetë partia e parë me 42.75% ose 59 mandate në Kuvend.
I dyti është koalicioni Fronti Evropian i drejtuar nga Ali Ahmeti me 14.42%, ose 19 ulëse në Kuvend. LSDM, deri më tani ka 14.67% dhe pritet të ketë 18 ulëse në Kuvend. Pas saj është koalicioni tjetër shqiptar VLEN me 11.38% ose 13 ulëse në Kuvend.
Megjithatë me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare. Ata thonë se kanë fituar votën shqiptare, prandaj festa e tyre përveç se në Tetovë po vazhdon edhe në Shkup.
Rotacioni/ Fitore e dyfishtë e opozitës në Maqedoni, si ndahen mandatet