Bajram Begaj në aktivitetin e organizuar në Ditën e Drejtësisë ka shprehur mbështetjen në dhënien e drejtësisë nga SPAK dhe GJKKO.
Begaj u shpreh se drejtësia ka forcën, kurajon dhe energjinë që të përballet dhe të triumfojë kundër krimit.
“Ritheksoj mbështetjen e plotë për të gjitha organet e drejtësisë dhe magjistratët, për kontributin e tyre të përditshëm në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik.
E po ashtu, ritheksoj mbështetjen e plotë, pa asnjë rezerve ndaj Strukturës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK dhe Gjykata e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO-së për kontributin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
I kuptoj vështirësitë e panumërta, presionin e vazhdueshëm dhe përgjegjësinë e lartë, por kjo është sfida.
Të jeni të sigurt se gjithë shqiptarët ju mbështesin.” u shpreh Begaj