-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manja në Ditën e Drejtësisë: Na duhen rezultate konkrete dhe të matshme

Kryesoret

Në aktivitetin në Ditën e Drejtësisë mbjati fjalim edhe ministri i drejtësisë Ulsi Manja.
Ai theksoi se duhen rezultate konkrete për qytetarët pasi ky është thelbi i punës.

Manja u shpreh se sidat kanë inkurajuar që të rritet bashkëpunimi mes institucioneve

“Ma bëni hallall se gjyqtarët nuk i kanë qejf fjalimet e gjata, por do bëjmë si do bëjmë. Pa një drejtësi që mbron të drejtat dhe liritë e qytetarit, nuk do të kemi zhvillim ekonomik në Shqipëri. Nuk mund të lë pa përmendur reformën ën drejtësi që dita ditës po konsolidon vetveten. Këto dy këshillë sot janë risi në reformën në drejtësi. Sa na takon si qeveri dhe si shumicë parlamentare, do të mbështesim pa rezerva konsolidimin e një sistemi të qëndrueshëm që kontrollon llogaridhënien.

Sot kemi një sistem drejtësie me një arkitekturë institucionesh. Sfidat na inkurajojnë që të rrisim bashkëpunimin ndërinstitucional. Mirëpres çdo propozim që kërkon angazhimin e ministrisë së Drejtësisë që synon vijimin e reformës në drejtësi. Luftë pa ekuivok kriminalitetit, duhet bërë pa dallime ngjyre. Duhen rezultate konkrete, të matshme për qytetarët. Ju duhet të ulni numrin e stokut për motive patriotike më shumë, pasi qytetarët presin prej vitesh. Ky është dhe duhet të jetë thelbi i punës sonë. Në asnjë rast nuk duhet të bëhet në kurriz të drejtësisë.”, tha Manja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit